LajmeLajm i funditEkskluzive

“Albin Out”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Kurtit

Ulpiana Press 4 min lexim 22
“Albin Out”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Kurtit
Sot, një protestë u mbajt në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë kundër kryeministrit Albin Kurti, me kërkesën për dorëheqjen e tij.· Foto: KosovaPress

Sot, një protestë u mbajt në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë kundër kryeministrit Albin Kurti, me kërkesën për dorëheqjen e tij.

Në këtë protestë, një grup qytetarësh në duar mbanin pankarta me mbishkrime: “Albin Out”, "Keni dështu", "Nuk bëhet", "Të ardhmën time nuk ta besoj, por unë nuk iki, do të rezistoj".

Organizatori i protestës, Durim Aliu, bëri thirrje që protesta të jetë paqësore dhe të mos shkaktohen dëme.

Aliu tregoi në detaje se cilat janë arsyet se pse kërkojnë dorëheqjen e Kurtit.

“Kjo protestë është organizua për me kërkua dorëheqjen e Albin Kurtit”

"Kjo protestë është organizua për me kërkua dorëheqjen e Albin Kurtit. Për me kërkua dorëheqjen e këtij njeriu, që prej ditës së parë veç të keqe i ka pru këtij vendi. Për me kërku dorëheqjen e këtij njeriu që përditë po i jep secili armiqve tanë. Me kërku dorëheqjen e këtij njeriu që taksat që ne i paguajmë, ja dërgon dorës që na ka masakru e na ka vra. Me kërku dorëheqjen e këtij njeriu që prodhimet vendore i sulmon, e i dëmton, ama nuk i pengon produktet e Serbisë. Me kërku dorëheqjen e këtij njeriu që nuk ka kërku falje kur na u kanë vra veteranët e invalidët e luftës në protestë", tha Aliu.

Ndërsa, studenti Princ Zogaj tha se studentët po përballen me kushte të vështira dhe se rezultatet e PISA-s tregojnë se arsimi është "pranë fundit".

Zogaj: Kërkojmë llogari

"Sot nuk jemi ardhur këtu për t'ju dëgjuar, por kemi ardhur që t'ju kërkojmë llogari.

Le të flasim pak për arsimin. Rezultatet e PISA-s tregon që arsimi në Kosovë është pranë fundit. Po ashtu studentët po përballen me kushte të vështira, bursa të pamjaftueshme, mungesë të praktikës profesionale dhe praktikë për punësim. Na quani në ardhmëri të Kosovës, por çfarë të ardhme po na afroni?", tha Zogaj.

Protestuesi Adrian Mustafa ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit, duke e cilësuar atë si më të dobëtën që nga përfundimi i luftës.

Mustafa: Dështim dhe humbje e shpresës

“Po e shohim çdo ditë se si jeta në Kosovë po shkon drejt degradimit, dështimit dhe humbjes së shpresës. Që prej qershorit të vitit 1999 e deri më sot, Kosova nuk e ka përjetuar ndonjëherë qeverinë më të keqe, më të dobët, më të dështuar në çdo sferë të qytetarit të Kosovës. Pra, Kosova nuk është mirë. Rinia po ikën, papunësia është në nivelin më të ulët, kurse pagat nuk po japin asnjë efekt pozitiv përballë çmimeve kaq të larta", tha Mustafa.

Ndërsa Adem Qorolli ka theksuar Kosova ka një gjendje të rëndë ekonomike.

Qorolli: Nuk është më buka me 0.25 cent

“Nuk është më buka me 0.25 cent, nuk është më mishi me 8 euro, nuk është më paga me 2.000 euro, nuk është më Kosova Zvicër, por në Zvicër na kanë shkuar mbi 200.000 familjarë tonë, dhe sot prej nesh na kanë mbetur të vetëm, thuaj pa mbikëqyrje dhe pa dorën e shtetit. Dhe i përshëndes edhe bashkëkathtarët që duhet të vijnë dhe të bashkangjiten me ne për pagesën e energjisë elektrike për një familje 200 euro, për koston e jetesës të një familje 3 anëtarë sepse nuk i kemi 5, dy na jetojnë jashtë, tash kemi mbetur me mesatare 3 anëtarë", tha ai.

Ndërkohë infermieri, Enlirat Duraku tha se kanë të bëjnë me një regjim me tendenca totalitare dhe autokratike.

Duraku: Qytetarët tonë po vdesin mungesë të barnave

"Sot, ne jemi mbledhur për një kauzë e cila i përket të gjithë qytetarëve të Kosovës e të konsiderojë që të gjithë do të duhet të ishin sot këtu, këta muj me na shoh, me na etiketu, mirëpo nuk e zhbëjnë faktin se kemi të bëjmë me një qeveri, me një regjim me tendenca totalitare dhe autokratike. Sot u përmend këtu, mbi 200.000 qytetarë që kanë liruar vendin prej s'ka ky regjim në pushtet. Prej tyre mbi 1.000 për mierë kolektivë me përvojë, prej tyre mbi 6.000 specialistë, ndërsa mjeku i ri specialist nuk mundet me u punësuar përveç nëse është pjesë e regjimit ose në qoftë se e mbështet regjimin. Qytetarët tonë po vdesin mungesë të barnave, mirëpo për ministrin e shëndetësisë të regjimit, me rëndësi është buxheti po rritet", tha Duraku.

Protesta e radhës u paralajmërua të mbahet të martën në orën 16:00, derisa u bë thirrje që më shumë qytetarë të i'u bashkohen.

UlpianaPress raporton me përgjegjësi. Nëse keni informacion shtesë për këtë temë, shkruajini redaksisë.

U

Komentet

0

Përmbajtje të ngjashme

Shiko të gjitha