​Tragjedi, një 27-vjeçar dhe një foshnjë 3-muajshe gjenden pa shenja jete në një shtëpi në Gjilan

Ulpiana Press 1 min lexim 112
​Tragjedi, një 27-vjeçar dhe një foshnjë 3-muajshe gjenden pa shenja jete në një shtëpi në Gjilan
Policia e Kosovs

Një rast i rëndë është raportuar sot në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku në një shtëpi janë gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore dhe një foshnjë rreth tre muajshe.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se më 1 nëntor 2026, rreth orës 08:47, Policia ka pranuar informacion për dy trupa të pajetë në një shtëpi në fshatin Demiraj.

Hashani theksoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se të dy personat nuk kishin shenja jete.

Ai tha se viktima mashkull ishte i lindur në vitin 1999, ndërsa personi tjetër është një foshnjë.

Ndësa, me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Lajmi në zhvillim…

UlpianaPress raporton me përgjegjësi. Nëse keni informacion shtesë për këtë temë, shkruajini redaksisë.

U

Komentet

0

Përmbajtje të ngjashme

Shiko të gjitha