RajoniLajm i fundit

​"Alta Bank", kapen tre të dyshuar për vjedhjen e rreth 297 mijë eurosh

Ulpiana Press 1 min lexim 0
​"Alta Bank", kapen tre të dyshuar për vjedhjen e rreth 297 mijë eurosh

Tre persona nga "Alta Bank" në Beograd, e cila është pjesë e një grupi biznesi në pronësi të Davor Macura, i cili ka lidhje me SNS e Aleksandar Vuçiq, janë arrestuar sot, njoftoi Prokuroria Publike për Krimin e Organizuar.

Ata dyshohen se kanë nxjerrë para të gatshme nga kasaforta e bankës pa autorizim, duke siguruar një përfitim të paligjshëm financiar prej rreth 45 miliardë dinarësh (rreth 297 mijë euro), raporton KosovaPress.

Personat e arrestuar janë: D. M., person me pozitë përgjegjëse në "Alta Bank", G. M., drejtor i Departamentit të Thesarit dhe Menaxhimit të Parasë së Gatshme, dhe I. P., bashkëpunëtor për operacionet e thesarit.

Sipas prokurorisë, dyshohet se në periudhën para 31 tetorit të këtij viti, D. M. ka tejkaluar autoritetin e tij duke hyrë në kasafortën e bankës pa autorizim dhe duke nxjerrë para të gatshme.

Ndërsa, G. M. dhe I. P., ia kanë mundësuar atij hyrjen duke i dorëzuar kartat e tyre të hyrjes. Në këtë mënyrë, D. M. ka siguruar përfitim të paligjshëm financiar prej rreth 45 miliardë dinarësh.

Të gjithë të dyshuarit janë ndaluar për një periudhë deri në 48 orë, pas së cilës do të merren në pyetje nga Prokuroria Publike për Krimin e Organizuar.

Banka Kombëtare e Serbisë e revokoi licencën e "Alta Banka" më 30 tetor, ndërsa publiku u njoftua për këtë vendim më 31 tetor.

UlpianaPress raporton me përgjegjësi. Nëse keni informacion shtesë për këtë temë, shkruajini redaksisë.

U

Komentet

0

Përmbajtje të ngjashme

Shiko të gjitha