Vrasja e 27-vjeçarit dhe foshnjës në Gjilan, kërkohet paraburgim për të dyshuarin

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar paraburgim ndaj B.D., i dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit dhe foshnjës 3-muajshe.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, viktimat janë A.D., 27 vjeç, dhe D.D., foshnjë 3 muajshe, ndërsa i dyshuari B.D. është babai i viktimës A.D.
Ai është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”.
Prokuroria ka bërë të ditur se më 2 nëntor, rreth orës 09:00, është njoftuar nga Policia e Kosovës për rastin në fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore dhe prokurori i shtetit, të cilët kanë ndërmarrë veprimet për zbardhjen e rrethanave.
Kërkesa për caktimin e paraburgimit është paraqitur në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim me Policinë e Republikës së Kosovës, ka ndërmarrë dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, me qëllim të ndriçimit të plotë dhe të drejtë të gjendjes faktike”, thuhet në njoftim.
UlpianaPress raporton me përgjegjësi. Nëse keni informacion shtesë për këtë temë, shkruajini redaksisë.
Lexues
Ulpiana Press


