Legjenda e Juventusit e krahason Zhegrovën me Zidanin: Duhet durim, është tip brazilian

Ulpiana Press 1 min lexim 71
Legjenda e Juventusit e krahason Zhegrovën me Zidanin: Duhet durim, është tip brazilian

Ish-mbrojtësi legjendar i Juventusit, Paolo Montero, ka dhënë vlerësime të jashtëzakonshme për futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, duke e cilësuar atë si një lojtar me stil brazilian dhe duke i kërkuar vetëm durim për t’u përshtatur plotësisht me Juventusin.

Në një intervistë për mediumin italian “Tuttosport”, Montero ka folur për cilësitë e Zhegrovës, potencialin e tij dhe nevojën që sulmuesi kosovar të fitojë gradualisht më shumë minuta në fushë.

“Më pëlqen. Është tip brazilian. Tani çdo herë që hyn në fushë, duhet të rrisë kohën e lojës. E pashë në Francë... duhet durim”, ka deklaruar Montero.

Për ta ilustruar rëndësinë e durimit dhe kohës për t'u përshtatur me fanellën e Juventusit, ish-mbrojtësi ka sjellë në vëmendje edhe rastin e një prej legjendave më të mëdha të futbollit botëror, Zinedine Zidane.

“Kur Zidane mbërriti në Torino, Juve donte ta shiste në janar. Pastaj shikoni se çfarë është bërë. Nuk është e lehtë të përshtatesh me ndryshimet, fanella na rëndon. Ne duam gjithçka menjëherë dhe Juve duhet të fitojë çdo ditë”, ka theksuar ai.

Montero ka bërë edhe një koment interesant për aftësitë teknike të Zhegrovës, duke lënë të kuptohet se përballja me driblimet e tij nuk do të ishte aspak e lehtë, madje as për një mbrojtës të fortë si ai.

“Po sikur Zhegrova të më kishte shënjestruar mua? Do të kishte qenë e vështirë, kur ajo të shënjestron është e komplikuar. Gjithmonë duhet të shikosh topin dhe jo lojtarin. Nëse e bën këtë ndonjëherë, e kap... përndryshe njeriu nuk kalon”, ka thënë Montero.

Këto deklarata përbëjnë një tjetër vlerësim të rëndësishëm për reprezentuesin e Kosovës, i cili po kërkon të konsolidojë pozitën e tij te Juventusi dhe të fitojë më shumë hapësirë në një skuadër ku konkurrenca është e madhe.

UlpianaPress raporton me përgjegjësi. Nëse keni informacion shtesë për këtë temë, shkruajini redaksisë.

U

Komentet

0

Përmbajtje të ngjashme

Shiko të gjitha