LajmeLajm i funditEkskluzive

Kurti premton rritje të pagave në sektorin publik dhe pagë të 14-të për ta

Ulpiana Press 1 min lexim 194
Kurti premton rritje të pagave në sektorin publik dhe pagë të 14-të për ta

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar rritje të mëtejshme të pagave për punonjësit e sektorit publik, duke synuar që paga mesatare të tejkalojë shumën prej 1 mijë eurosh në muaj.

Gjatë prezantimit të programit të tij qeverisës në Kuvend, Kurti ka deklaruar se rritja e pagave do të vazhdojë në përputhje me zhvillimin ekonomik dhe rritjen e buxhetit të shtetit.

“Me rritjen ekonomike do të vazhdojë rritja e pagave në sektorin publik”, ka deklaruar Kurti, duke shtuar se paga mesatare pritet të kalojë 1 mijë euro në muaj.

Ai ka paralajmëruar gjithashtu se paga minimale prej 500 eurosh nuk do t’i nënshtrohet tatimit.

Kurti ka pretenduar se gjatë qeverisjes së tij është zvogëluar dallimi ndërmjet pagës më të ulët dhe asaj më të lartë në sektorin publik.

Sipas tij, ky raport ka kaluar nga 20 me 1 në 4 me 1.

Krahas rritjes së pagave, Kurti ka përmendur edhe synimin për vendosjen e pagës së 14-të, pas nisjes së zbatimit të pagës së 13-të për punonjësit e sektorit publik.

UlpianaPress raporton me përgjegjësi. Nëse keni informacion shtesë për këtë temë, shkruajini redaksisë.

U

Komentet

0

Përmbajtje të ngjashme

Shiko të gjitha