“Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë”: Vazhdojnë protestat në kërkim të përgjegjësisë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish në Prishtinë për të kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt. Ata mbanin një pankartë të madhe me mesazhin “Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë!”.
Protestuesit, mes tyre të rinj dhe të moshuar, i fryjnë bilbilave dhe mbanin pankarta me mesazhe si “Me Arlindën përfundon!”, “Ultimatumi i popullit” dhe “Not one more”. Në një pankartë me imazhin e syve të Arlindës shkruhej: “Sytë e saj do ju ndjekin, lotët e saj do ju djegin!”.
Pankarta të tjera përcillnin fjalët e vetë Zekajt: “Pse? Ndoshta nuk di, ndoshta di çfarë nuk duhet të dijë…” dhe “E dhimbshme deri në asht”.
Në pankartën me kërkesat e protestuesve kërkohet shkarkimi, ndjekja penale dhe burgimi për kryeprokuroren Lumturije Vuçetaj, prokuroren e rastit, kryetarin e gjykatës Shemsedin Haxhiaj, gjykatësin Migjen Kastrati dhe zyrtarë të tjerë të përfshirë.
Protestuesit kërkojnë gjithashtu shkarkimin e ministrave Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla.
UlpianaPress raporton me përgjegjësi. Nëse keni informacion shtesë për këtë temë, shkruajini redaksisë.
Lexues
Ulpiana Press


