VendiLajm i fundit

Arrestohen pesë persona në Ferizaj dhe Prishtinë, sekuestrohen 37 kilogramë heroinë

Ulpiana Press 1 min lexim 114
Arrestohen pesë persona në Ferizaj dhe Prishtinë, sekuestrohen 37 kilogramë heroinë

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë njoftuar për arrestimin e pesë personave dhe sekuestrimin e 37 kilogramëve substancë të dyshuar heroinë, gjatë një operacioni të zhvilluar më 3 nëntor në rajonin e Ferizajt dhe Pssrishtinës, me mbështetjen e AKI-së.

U.d. kryeprokurori i PSRK-së, Dren Paca, e cilësoi operacionin ndër më të mëdhenjtë e këtij lloji në vend. Sipas prokurorit Dema, dyshohet se narkotikët janë transportuar nga vendet aziatike në Kosovë.

Gjatë operacionit u sekuestruan edhe 5.300 euro, 100 dollarë, një veturë, dhjetë telefona, 15 fishekë dhe pajisje të tjera.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

UlpianaPress raporton me përgjegjësi. Nëse keni informacion shtesë për këtë temë, shkruajini redaksisë.

U

Komentet

0

Përmbajtje të ngjashme

Shiko të gjitha